Xheferi në Pallçishtë për të promovuar rrugën, banorët e bojkotojnë

Xheferi në Pallçishtë për të promovuar rrugën, banorët e bojkotojnë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Banorët e fshatit Pallçishtë të Komunës së Bogovinës kanë bojkotuar vizitën e sotme të kryeministrit teknik, Talat Xhaferi i cili kishte shkuar për të promovuar një rrugë. Banorët janë të revoltuar nga mospërmbushja e kërkesës së tyre për ujë të pijshëm. Të vetmit shoqërues të kryeministrit teknik ishin administrata komunale dhe një pjesë e asaj qendrore.

“Ne si fshat e dimë se partia që ju përfaqësoni ka dalë fitimtare gjithmonë në Pallçisht por ne gjithnjë mbulohemi nga një barrierë jo reale një jave para zgjedhjeve dhe deri ditën e zgjedhjeve. Sot këtë e tregon prezenca e bashkëfshatarëve tanë këtu, që nuk janë asnjë por veç tre vet jemi këtu. Arsyeja se përse bashkëfshatarët nuk janë këtu është çështja e ujit”, tha Vullnet Akiki, kryetar i Bashkësisë lokale Pallçisht.

Kryetari i bashkësisë lokale pyeti kryeministrin se deri kush këta banorë do të jetojnë pa ujë dhe deri kur do të mashtrohen nga qeveria me premtime boshe.

“Rasti më i fundit ka qenë që dje na është mbyt një mërgimtar dhe duhet ta varrosim në vendlindje e ne nuk kemi ujë. Të gjitha deklaratat premtimet nëpër media për Pallçishtin kanë qenë mashtrime dhe asnjëra deri në fund nuk është realizuar. Ku qëndron problemi duam ta dimë dhe deri kur do vazhdojmë pa ujë’, theksoi Vullnet Akiki, kryetar i Bashkësisë lokale Pallçisht.

Edhe pse kreu i bashkësisë lokale insistoi në marrjen e një afati se kur do të bëhet ujësjellësi në këtë fshat, megjithatë Xhaferi nuk u prononcua, por kërkoi kohë për të parë dokumentet.

“Nëse të them se do shkoj nga këtu në zyrë dhe do e zgjedh këtë problem, ky është vetëm arsyetim për të ikur. Por që do merrem me këtë problem patjetër se po”, tha Talat Xhaferi ,Kryeministër teknik.

Banorët e Pallçishtit kanë paralajmëruar se nga 15 prilli nëse nuk gjendet zgjidhje për projektin e filluar të ujësjellësit, do të hidhen sërish në protesta./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button