Xhejms: Janë momentet më të mira të karrierës sime

Pavarësisht moshës (37 vjeç) basketbollisti LeBron Xhejms po bën një paraqitje të shkëlqyer në parket me Los Anxhelos Lejkersin. Në çdo ndeshje ai është më i miri në fushë, pavarësisht se rezultatet e skuadrës së Lejkersit këtë sezon në NBA nuk janë nw nivel. Edhe në ndeshjen e fundit, atë të humbur ndaj Majamit, Lebron Xhejms realizoi 33 pikë.

“Nuk kam nevojë të realizoj 30 pikë në ndeshje për të treguar se cili jam, tashmë njerëzit më njohin. Gjithsesi, mendoj se po kaloj një nga momentet më të mira të karrierës sime, sidomos në fazën sulmuese. Dhe nuk kam ndërmend të ndalem këtu. Ndihem mjaft mirë dhe po luaj mirë, po luaj thjesht”, tha mes tjerash LeBron Xhejms.

LEXO EDHE:

Back to top button