Xhirona, ka një kërkesë speciale për drejtuesit e La Ligës spanjolle

Skuadra e Xhironës u promovua në La Liga javën e kaluar pasi mposhti Tenerifen në finalen e ‘play-offit’. Tani ata kanë edhe një kërkesë shumë të veçantë për drejtuesit e La Ligës, që të jetë e mundur që qentë të ndiqnin ndeshjet e tyre së bashku me tifozët dhe të ju krijohet një hapësirë e caktuar në stadium.

E gjitha kjo kërkesë e klubit vjen pasi ata së fundmi ka lidhur marrëveshje sponsorizimi me markën e ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake, “Gosbi”. Lidhur me këtë çështje për të përditshmen spanjolle, “Marca”, ka folur edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Ignacio Mas-Baga.

”Ka një sërë rregulloresh shtetërore se si të hyni në një stadium futbolli. Por, është duke u studiuar nëse është e mundur që edhe qentë të akomodohen në një hapësirë të caktuar në stadium. Që të ketë një vend për të gjithë dhe stadiumi të jetë një hapësirë familjare,” tha ai.

Më tutje ai thotë se kjo ide e tyre për qentë shkon edhe përtej vendosjes së logos dhe markës në fanellën e skuadrës, derisa shprehet edhe optimist për mesazhin e ndërgjegjësimit që do të përcillej.

Kujtojmë që Xhirona për herë të parë në histori të saj në elitën e futbollit spanjoll u promovua në sezonin 2016/17, pasi përfundoi si nënkampione atë kohë e Levantes. Ndërsa pas dy viteve të kaluara në La Liga, ajo ishte rrëzuar në stinorin 2018/19 vetëm në javën e fundit dhe tani rikthehet përsëri pas tre viteve. /gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button