Xhoshua: Nëse humbas, karriera ime ka përfunduar

Më 1 prill, në Londër, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikut Entoni Xhoshua (24 fitore, 3 humbje) dhe amerikanit Xhermejn Franklin (21 fitore, 1 humbje). Një përballje që pritet me interes, sidomos për Xhoshua-n, ish-kampion bote në peshën e rëndë, që rikthehet në ring pas dy humbjeve ndaj Oleksandr Usyk.

 

“Është një rival i fortë dhe e meriton mundësinë që të duelojë herët a vonë për titullin. Unë e respektoj atë dhe duhet ta marr seriozisht gjithçka ndodh në ring, për ta fituar këtë sfidë. Unë duhet të qëndroj i përqendruar në fitore,” tha fillimisht Xhoshua.

 

“Shpresoj të jem fitimtar më 1 prill, sepse, me sa duket, nëse humbas kundër tij, karriera ime ka përfunduar dhe kjo do të thotë se askush nuk do të më lërë të dueloj më për titull në të ardhmen. Gjithsesi, këto janë vetëm fjalë dhe unë do ta fitoj këtë sfidë. Fjala “humbje” nuk është më për mua, ka ardhur koha të ringrihem”, tha nw fund boksieri britanik.

LEXO EDHE:

Back to top button