Trump u premtoi votuesve të tij: Do t’i jap fund luftës në Ukrainë për 24 orë

Trump u premtoi votuesve të tij: Do t'i jap fund luftës në Ukrainë për 24 orë

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati i mundshëm republikan presidencial, Donald Trump, u ka premtuar votuesve të tij se do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nëse rizgjedhet.

Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin filloi vendosjen e trupave në kufirin me Ukrainën pas “katastrofës” së “përjashtimit të tij nga Shtëpia e Bardhë”.

Ai akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se nuk po përpiqet as të negociojë me Putinin.

“Nuk është rastësi që “shteti i thellë” më ka ndjekur edhe më shumë që kur premtova t’i jepja fund luftës në Ukrainë,” tha Trump.

Ai shtoi se mund t’i japë fund luftës “shumë shpejt” pasi të zgjidhet president.

“Do të kem një marrëveshje brenda 24 orëve”. Duke qëndruar para jush sot, unë jam i vetmi kandidat që e kam bërë këtë premtim. Unë do të qëndroj në rrugën e Luftës së Tretë Botërore drejt së cilës po shkojmë”, tha Trump.

LEXO EDHE:

Back to top button