Ylli i TikTok-ut tregon problemet e rënda që i shkaktoi cigarja elektronike

Ylli i TikTok-ut tregon problemet e rënda që i shkaktoi cigarja elektronike

Një trajnere personale amerikane është diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish pas vetëm një viti që kishte nisur përdorimin e pajisjeve që quhen “vape”.

35-vjeçarja Lucy Turchin, e cila kishte përdorur “vape” me nikotinë dhe cigare elektronike me kanabis, thotë se tani duhet të mbajë gjithmonë një maskë me vete, pasi është shumë e ndjeshme ndaj çdo kimikati që mund të thithë në ambientet e jashtme.

“Kam kaluar një makth të vërtetë. Mendoja se ishte më të mira sesa cigaret e zakonshme, mendoja se po bëja diçka më të shëndetshme për veten time. Por, brenda 4 muajve mezi merrja frymë dhe më dukej sikur në mushkëritë e mia po digjeshin kimikate. Pasi hoqa dorë nga “vape”, simptomat që kisha nisë të zhdukeshin”, tregon Turchin.

Gjithsesi, ajo e nisi sërish zakonin 7 muaj pasi hoqi dorë, dhe simptomat u kthyen më të rënda se më parë: “9 muajt e radhës i kalova me ndjesinë sikur po mbytesha. Kam dalë me pneumoni dhe tani duhet të jem shumë e kujdesshme që të mos përdor asnjë kimikat për pastrimin e shtëpisë dhe gjithashtu nuk mund të eci për distanca të gjata”.

LEXO EDHE:

Back to top button