YouTube po teston një veçori që do t’i lejojë njerëzit që bllokojnë reklamat të shikojnë vetëm tre video në platformë!?
YouTube po teston një veçori që do t'i lejojë njerëzit që bllokojnë reklamat të shikojnë vetëm tre video në platformë!?
Shumë prej tyre kanë bllokuar reklamat në YouTube prej vitesh. Megjithatë, pas prezantimit të opsionit të abonimit, ishte vetëm çështje kohe që kompania të vendoste të ndalonte këtë bllokim të reklamave.
Edhe pse platforma nuk ka njoftuar asgjë, ka raportime nga vende të ndryshme të botës se YouTube po prezanton masa për të detyruar njerëzit të shikojnë reklamat. Sipas një imazhi të postuar nga një përdorues i Reddit, YouTube tani po bllokon bllokuesit e reklamave duke i kufizuar në vetëm tre video.
YouTube cracking down on if you’re not paying them to block the ads, it hurts me, and hurt you.
by u/Reddit_n_Me in youtube
Imazhi tregon një paralajmërim që thotë se përdoruesi duhet të çaktivizojë bllokimin e reklamave në platformë për të parë më shumë video. Një tjetër opsion i ofruar është abonimi në YouTube Premium, i cili nuk shërben për reklama. Ky paralajmërim ka arritur një numër të vogël përdoruesish.
Kompania tha se është një eksperiment i vogël global që fton shikuesit të lejojnë shfaqjen e reklamave ose të abonohen në versionin me pagesë të platformës. Nuk dihet nëse ky eksperiment i vogël do të kthehet në diçka më shumë.