Zaev: Ballafaqim i suksesshëm me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në 100 ditshin e Qeverisë u shpreh se sfida më e madhe ishte në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19, për të cilën tha se Qeveria e udhëhequr nga vet ai është ballafaquar me sukses. Zaev me këtë raste përmendi edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Zaev u ndal edhe masat ekonomike.

“Me krenari themi se ne në këto 100 ditë ishim këtu me dhe për qytetarët. Organizuam zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndonëse këto zgjedhje u organizuar në kohë të pandemisë, ne arritëm që t’i realizojmë me sukses, gjithnjë duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve dhe me këtë rrëzuam tezën e opozitës se me këto zgjedhje po vëmë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Në këto 100 dittë e para të qeverisë u përballem me sfidën e pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev paralajmëroi luftë të pa kompromis për mbrojtjen e ambientit jetësorë dhe rritjen për 20 herë më të larta ndaj shkelësve të masave kundër ndotjes.

Ndërkohë sa i përket procesit arsimor, kryeministri Zaev tha se me sukses po zhvillohet arsimi i kombinuar.

“Një nga çështjet më të mëdha ishte gjetja e zgjidhjes së çështjeve që parashtroi Bullgaria në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Ne nuk kemi asnjë faj për këtë situatë të krijuar. Ne qëndruam fort se identiteti maqedonas nuk mund të jetë pjesë e negociatave”, deklaroi Zaev, sipas të cilit dëmi i shkaktuar nga kjo veto bullgare do të mund të përmirësohet së shpejti.

“Tani me një besim edhe më të madh do të angazhohemi për standarde evropiane këtu në shtëpi. Megjithatë do të vazhdojmë negociatat për të arritur deri tek zgjidhja. Evropën e sjellim në shtëpi”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button