Zaev dhe Erik Skoto promovuan projektin “Parku Diellor Stipion”

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me Erik Skoto, kryetar i Kompanisë franceze “Akuo Enerxhi”, promovuan projektin investues strategjik “Parku Diellor Stipion”, me kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 350 deri në 400 megavat (MW).  Sipas kryeministrit Zoran Zaev, investimi kap shumën rreth 270 milionë euro.

“Dua të potencoj miratimin e ligjit për energjetikë, të harmonizuar me legjislaturën evropiane. Ky investim parashikon punësimin e të rinjve dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore. Sikur projekte të këtilla do të realizoheshin edhe në të kaluarën, sigurisht se sot nuk do të vinte deri tek kriza energjetike”, tha Zaev.

Ky projekt njëherit do të jetë investimi më i madh francez në vendin tonë.

“Jam shumë i lumtur që sot jam në Shkup. Unë për herë të parë qëndroj në Shkup dhe të flas për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për pavarësi energjetike. Akuo ke bide në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve  tuaj. Ekipi jonë do të bashkëpunoj me administratën  tuaj për realizimin e këtij projekti”, tha Erik Skoto, kryetar i Kompanisë franceze “Akuo Enerxhi”.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button