Zaev informoi partnerët e koalicionit për marrëveshjen me Alternativën

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka zhvilluar një takim me liderët e partive të koalicionit qeveritar, të cilët i informoi me marrëveshjen e arritur me Alternativën, e cila siguroi një shumicë stabile në Kuvend si dhe me hyrjen e kësaj partie në pushtetin ekzekutiv, edhe një qeveri stabile.

Kryeministri Zaev i njoftoi liderët e koalicionit për detajet e marrëveshjes me Alternativën, si dhe përmbajtjen e dokumentit Parimet themelore për avancimin e programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të qartësohet në mënyrë që të bëhet një pjesë përbërëse e programit të ri të qeverisë.

Në takim, raportohet se kryeministri ka theksuar gjithashtu se marrëveshja me Alternativën për forcimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë do të thotë që koalicioni i ri i zgjeruar të marrë përsipër përgjegjësinë për një të ardhme të sigurt si të shtetit ashtu edhe të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button