Zaev dhe Filipçe do të deklarohen për gjendja me Covid-19 dhe masat eventuale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 12:00 pritet të mbajë mbledhjen e 30-të, pas çka në ora 13:30 është paralajmëruar konferencë për shtyp e kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të shqyrtohen propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI).

Komisioni në fjalë vendosi që t’i rekomandoj Qeverisë një pako të re të masave restriktive për periudhën nga 18 dhjetori deri më 21 janar, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19 gjatë festave.

Propozohet që objektet hotelierike të mbyllen në ora 18:00 në vend të 21:00 dhe të mos ketë grumbullime nëpër shtëpi dhe jashtë saj.

LEXO EDHE:

Back to top button