Zaev i kundërpërgjigjet Karakaçanovit: Jemi maqedonas dhe nuk mund të ndryshojmë

Më 31 dhjetor të vitit 1443 maqedonasit nuk fjetën si bullgarë, për t’u zgjuar të nesërmen më 1 janar të vitit 1944 si maqedonas. Ata janë maqedonas për shekuj mbrapsht, u ndjenë dhe ndjehen maqedonas -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Në këtë mënyrë kryeministri Zaev iu kundërpërgjigj zv/kryeministrit bullgar Karakaçanov i cili tha se gjithkush që ka lexuar 5 faqe histori e di se deri në vitin 1944 nuk ka ekzistuar identitet maqedonas i ndarë nga ai bullgar.

Zaev tha se me kontestimin e rrënjëve, zyrtari i lartë bullgar po e lëndon gjithë popullin i cili ka qenë, është dhe do të mbetet maqedonas. Ai tha se bisedat për kompromis vazhdojnë në frymën e miqësisë, por dy vendet pos historisë së përbashkët kanë edhe histori të ndarë dhe me to duhet të merren historianët.

Nëse janë evropianë, vlerat evropiane nënkuptojnë respektimin e të drejtës sonë për identitet, atë se jemi maqedonas dhe flasim gjuhë maqedonase. Bashkë me këtë respektimin e të drejtës sonë për përcaktim të rrënjëve tona. E dimë ne historinë tonë sllave, shkrimin cirilik, rritjen dhe zhvillimin e gjuhës maqedonase dhe vërtetë ajo nuk ka kurrfarë pikash të përbashkëta, që ta vë në pikëpyetje gjuhën apo identitetin bullgar -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev u shpreh optimist se do ketë zgjidhje gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërkohë që evropianizimi i shoqërisë do të jetë parësore, ndërsa për integrimin evropian s’do të ketë alternativë.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button