Zaev ironizon Mickoskin: “VMRO-ja kërkon të bëjë dashuri pa u përqafuar”

Kryeministri Zoran Zaev ironizon amendamentin e VMRO-DPMNE-së ndaj propozim-Ligjit për letërnjoftime përmes të cilit kërkohet vendosja e përkatësisë kombëtare përskaj përkatësisë etnike. Zaev thotë se opozita kërkon të bëjë dashuri pa u përqafuar.

Dua të bëj dashur por pa u përqafuar me partnerin. Në fund të ditës Kushtetuta thotë Republika e Maqedonisë së Veriut. Apeloj që ta mbështesin, të mos kërkojnë justifikime të asnjë lloj karakteri, sepse kur dorëzoni zgjidhje lidhore, nuk është vetëm Marrëveshja e Prespës, por ekziston edhe Kushtetuta. Kushtetuta thotë se vendi ynë është Republika e Maqedonisë së Veriut -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

VMRO-DPMNE e vendosur, pa miratimin e amendamentit të tyre nuk e mbështesin ligjin. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon kombësinë maqedonase pa prapashtesën kushtetuese “qytetar i Maqedonisë së Veriut”

Unë nuk shoh asgjë kundër mbi atë që në letërnjoftim tim të qëndron përkatësia ime kombëtare, praktikisht kombësia ime si pjesë e popullit maqedonas. Ky popull jo vetëm që është ndarë dhe përçarë ndër vite, por edhe sot politikanë të caktuar për të shpëtuar karrierën e tyre politike bëjnë gjimnastika të ndryshme politike dhe tentojnë përsëri ta shkatërrojnë dinjitetin tonë kombëtar maqedonas – tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kuvendi akoma nuk ka përpunuar teknikisht të gjitha 1.230 amendamentet e propozuara nga partia E Majta dhe një amendament të VMRO-DPMNE-së. Propozim-Ligjin për letërnjoftime ku përshihet përkatësia etnike gëzon mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare shqiptare.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button