Raporti javor i ISHP-së: Infeksionet me koronavirus rriten me mbi 5%

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 8-14 shkurt tregon se numri i rasteve pozitive është rritur për 5,3% në krahasim me një javë më parë. Meqenëse edhe numri i testeve pcr është rritur për 13,2%, incidenca javore është 154,3 raste në 100 mijë banorë. Nga 2,232 rastet e javës që lamë pas 953 janë evidentuar vetëm në Shkup, të mbeturat në 32 qytete tjera.

Përqindja e rasteve pozitive lëviz me një mesatare prej 12,9% në raport me testet e bëra. Sipas grup moshave më të infektuarit janë mbi 60 vjet mbi 26%, moshat ndërmjet 30-39 me 18% aq sa janë të infektuar edhe nga mosha 40-49 vjeç. Më pak të prekur janë nga 0-9 vjeç ose vetëm 2,4%”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

ISHP raporton se gjatë javës së dytë të shkurtit janë shëruar 2,519 pacientë ose 24,2% më pak të shëruar se java paraprake. Ulje të shifrave ka edhe tek vdekshmëria si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona. Nga data 8-14 shkurt janë regjistruar 43 raste të vdekjeve, me një ulje prej 34,8% më pak se java paraprake. Prej tyre 38 të ndjerë ishin mbi moshën 60 vjet, 4 në mosha 50-59 si dhe një ndërmjet moshës 40-49.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button