Zaev: Komentet nga Bullgaria synojnë zgjidhje më të shpejtë për çështjet e hapura
Kryeministri Zoran Zaev beson se komentet nga pala bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase kanë për qëllim gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura. I pyetur nga gazetarët se si do të reagojë qeveria pasi krye diplomatja bullgare, Zaharieva e karakterizoi gjuhën maqedonase si një çështje të hapur midis dy vendeve, Zaev tha:
“Besoj se në të gjitha ato dokumente dhe komente që po dalin, ekziston vetëm dëshira për të zgjidhur këtë kapitull të katërt historik ose figurën e gjashtë historike që mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme për të na bashkuar. Do të jemi të kujdesshëm në komente sepse e dimë se duhet të arrijmë zgjidhje që do të sjellë përfitime për të dy palët”, tha Zaev.
“Jemi të fokusuar për zgjidhje të shpejtë të kësaj çështjeje. Gjithsesi se garancë për konfirmimin e çështjeve të identitetit është Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ato janë: gjuha maqedonase dhe populli maqedonas”, tha Zaev.
Zaev tha se do të takohet me homologun bullgar, Borisov në fund të muajit ose fillim të muajit të ardhshëm. Ndërsa krydiplomati, Osmani јavën e ardhshme do ta takojë homologen bullgare, Zaharieva.