Zaev: Me Bullgarinë do të vazhdojnë negociatat, shpresojmë në zgjidhje të përbashkët

Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaroi sot se me Republikën e Bullgarisë do të intensifikohen negociatat me qëllim që deri më datë 17 të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët.

“Përvoja me Greqinë më mësoi se zgjidhja arrihet vetëm nëse të dyja palët dalin fitimtarë. Për këtë kemi edhe mbështetjen e kancelares Merkel”, tha Zaev duke shtuar se me bullgarinë akoma nuk kanë ardhur deri tek ky moment dhe se për këtë do të punohet ditëve në vijim.

“Nuk do të bëjmë show me këtë moment serioz, për të ardhmen tonë evropiane. Ne kemi pozicione të qarta dhe do të vazhdojmë të negociojmë me Bullgarinë për të arritur deri tek zgjidhja e përbashkët. Identiteti jonë është shumë i rëndësishëm dhe i tillë do të mbetet. Presim që të intensifikohen bisedimet që deri më datë 17 ajo është e martë, që të mund të arrijmë deri tek zgjidhja”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button