Zaev: Në vitin 2021 të sjellim standardet evropiane në shtëpi, të gjitha në aksion!

“Po e përcjellim vitin që do të mbahet mend për pandeminë botërore që ndryshoi plotësisht mënyrën tonë të jetës, kështu dhe botëkuptimin. Do ta kujtojmë si vitin e krizës më të madhe botërore në shekullin e ri. Një thënia e vjetër thotë “Në kohëra të vështira njihen heronjtë”, kështu që kjo telashe na tregoi shumë heronj në vijën e frontit, por gjithashtu na tregoi solidaritet, njerëzim dhe na kujtoi se sa e rëndësishme është të ndihmojmë”, deklaroi zaev, duke shtuar se shëndeti i qytetarëve ka qenë prioritet i punës së qeverisë gjatë vitit që po lëmë pas.

- Advertisment -

“Si në aspektin shëndetësor dhe ekonomisë, Qeveria u përgjigj me masa në kohë dhe gjithëpërfshirëse – ne ofruam siguri për secilin qytetar individualisht, si dhe për shoqërinë në tërësi. Në krijimin e masave, ne nuk ishim të udhëhequr nga parimi ose-ose, por shëndet dhe sigurim shoqëror. Ne kemi siguruar një ekzistencë për shumë qytetarë”, tha Zaev.

Të gjithë bashkë u siguruam se kemi sistem stabil shëndetësor i cili punon pa pengesa. Sakrifica e punonjësve shëndetësor është e madhe, ata edhe gjatë këtyre festave janë në vendet e punës, në spitale dhe luftojnë për çdo jetë.

“Menaxhimi i krizës do të ishte i pamundur edhe pa angazhimin e pjesëtarëve të Armatës, të policisë, punonjësve mediatik dhe të tjerëve në rreshtin e parë. Për të gjithë këta kemi respekt dhe mirënjohje!”, u shpreh Zaev, derisa shprehu dhe ngushëllime për çdo jetë të humbur.

“Njëherit, shpreh ngushëllim për çdo jetë të humbur, ndërsa lufta e përbashkët të jetë forcë për familjet që përjetuan humbje, të gjejnë qetësinë shpirtërore. Viti i ardhshëm 2021, do të jetë vit i vaksinimit dhe të daljes nga pandemia e virusit korona. Vaksinat janë mundësi të mbrojmë jetë dhe përsëri ta kthejmë mënyrën e zakonshme të jetesës. Mundësi për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button