Zaev optimist: Sofja do heq dorë nga bllokada

Kryeministri Zaev shprehet optimist se Sofja do të heq dorë nga bllokada. Zgjidhjen e sheh tek plani i përbashkët aksionar i cili përmban afate konkrete për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017. Ai thotë se ekziston mundësia që Sofja edhe në të ardhmen në rrugëtimin e vendit drejt BE-së ta bllokojë vendin, nëse ngec zbatimin i marrëveshjes.

Ende ka gjasa që Bullgaria ta mbështesë Maqedoninë e Veriut ta mbajë konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi plan aksionar, kemi protokolle të caktuara për të cilat bisedojnë dy ministritë në krye me ministrat e jashtëm, Zaharieva dhe Osmani. Besoj se gjithë kjo përmes planit aksionar ose “Biletës së udhëtimit” siç emërtohet në Bullgari është bazë e shkëlqyeshme, ku ekzistojnë afate dhe detaje të caktuara që ti zgjidhim çështjet e hapura edhe më shpejtë, në frymën e miqësisë – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por Ministri bullgar i Mbrojtjes, Karakaçanov mbron qëndrimin e deritanishëm të Sofjes zyrtare se vendi nuk mund të ketë të ardhme evropiane nëse nuk heq dorë nga ideologjitë jugosllave dhe gjuha e urrejtjes.

Bullgaria nuk ka vënë veto, por qartë i ka paraqitur kriteret në bazë të të cilave do ta mbështesë mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare, për fillim të negociatave. Bullgaria ishte shteti i parë që qëllim kryesor në politikën e jashtme e kishte integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO dhe në këtë frymë u nënshkrua marrëveshja e 2017. Pritëm që detyrimet që dalin nga marrëveshja të realizohen. 3 vjet e 3 muaj kjo marrëveshje nuk u realizua në praktikë, as që punoi komisioni i historianëve, as që u ndërpre gjuha e urrejtjes. Mbështetja jonë nuk mund të jetë e pakushtëzuar – deklaroi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes.

Në një debat të mbajtur në Kanal 77, Zaev e Karakaçanov theksuan se dallimet duhet tejkaluar përmes fakteve historike.

Kur flasim për një personalitet historik, nuk mund të flasim sipas dëshirës. “Dëshiroj të them se Goce Dellçev është australian”, por nuk është. Tani dikush në Maqedoni thotë “Por ky është identiteti ynë”. Cili identitet? Nëse dëshironi të dëshmoni identitet të vërtetë, mi lexoni dokumentet origjinale, në gjuhën origjinale maqedonase, të shtypura në vetë Republikën e Maqedonisë! Nuk ka nevojë të lexoni libra bullgare. Atëherë do ta shihni të vërtetën e do të flasim për identitet – theksoi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtes së Bullgarisë.

Dua të përçoj porosi tek të gjitha komisionet, para së gjithash tek ai i historisë, se zgjidhja është përmes fakteve historike dhe duhet t’i gjejmë. Ato janë nëpër libra, si fakte, sepse vetëm përmes fakteve historike në mënyrë profesionale kjo mund të arrihet – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Karakaçanov edhe një herë fajësoi historianët maqedonas, pjesë e komisionit të përbashkët se po e pengojnë arritjen e kompromiseve, duke i rekomanduar që për Goce Dellçevin t’i shqyrtojnë tekstet ekzistuese, ndërsa sa i përket Car Samoilit t’i analizojnë gjurmët që ka lënë.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button