Ish kryeministri Zoran Zaev padit për shpifje Petrushevskin dhe Mitrevin
Ish kryeministri Zoran Zaev padit për shpifje Petrushevskin dhe Mitrevin
Ish kryeministri Zoran Zaev ka paditur për dëmtimin e imazhit përmes shpifjeve deputetin e VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski dhe kardiologun Zhan Mitrev. Petrushevski është paditur për deklaratat e tij rreth lidhjes së Zaevit me kanabisin dhe kartelet e drogës kurse Mitrevi është paditur për deklaratat se Zaev ka dashur të marrë pronësinë e spitalit të tij.
“Të gjitha deklaratat përfaqësojnë fakte të pavërteta, të sajuara nga i pandehuri me qëllim dëmtimin e nderit dhe reputacionit të paditësit. Paditësi nuk ka lidhje me rastin e sekuestrimit të marijuhanës, as nuk mund të kishte përfituar nga ky rast, as nuk është anëtar i ndonjë karteli droge” thuhet në padinë e parë.
Sa i takon spitalit Zhan Mitrev, në padi thuhet se “Paditësi as nuk ka kërkuar mënyrë për të marrë pronësinë e spitalit dhe as nuk ka qenë ndonjëherë i interesuar për atë pronësi”. /Alsat.mk











