Zaev pyet Mickoskin: Kur jeni vaksinuar?

Deri sa po zhvillohej debati për përgjegjësinë mbi situatën me Covid-19, kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka pyetur liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski të sqarohet se kur saktë është vaksinuar kundër Covid-19.

“Juve dy herë thoni që jeni vaksinuar. Nuk e dimë edhe kur jeni vaksinuar. Një herë me 8 gusht në një facebook status tuajin jeni shprehur që keni marrë vaksinë, më pas me 2 shtator përsëri thatë se keni qenë i obliguar të merrni vaksinë sepse kam ndalesa për lëvizje”, pyet Zaev.

Mickoski është përgjigjur se vaksinimin e ka bërë në fillim të shtatorit dhe se të mërkurën do të marrë dozën e dytë.

“Kam qenë në sallën Boris Trajkovski, bashkë më gruan time për tu vaksinuar në fillim të shtatorit. Tani ju tregoj, që mos të mundoheni, dozën e dytë do ta marr të mërkurën, pasi kam marrë sot informacion se duhet ta marr dozën e dytë”, u përgjigj Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button