Zaev: Shpresojmë në një zgjidhje me Bullgarinë deri në konferencën e parë mbarë-qeveritare

Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës për shtyp sot në Qeveri gjatë pyetjes së Televizionit Alsat nëse kemi marrë garanci se nuk do të kemi probleme në lidhje me fqinjët tanë për hapjen e negociatave, si për gjuhën dhe problemet e tjera, Kryeministri tha se shpreson në një zgjidhje deri në konferencën e parë mbarë qeveritare që do të zhvillohet deri në fund të vitit. Ai tha se do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë, sepse në të vërtet miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin, tha Zaev. Ai tha se Bullgaria gjithmonë ka theksuar se ajo mbetet gjithmonë e përkushtuar për një zgjidhje të kontesteve dhe një përkrahe e vazhdueshme e jona për anëtarësimin tonë në BE. Tani jemi edhe partnere në NATO. Besoj se gjithmonë ka një zgjedhje. Në konferencën e ndërqeveritareje, që shpresoj të mbahet brenda vitit, do të kemi një zgjidhje të përbashkët.

LEXO EDHE:

Back to top button