Zaev shpreson në solidaritetin evropian për vaksinat kundër Kovid

Dërgesa e parë e vaksinave me 5850 doza nuk mjafton as për personelin mjekësor që punon në qendrat kovid, por po bëhen përpjekje për të siguruar sasi shtesë, nga prodhuesit e tjerë, tha kryeministri Zoran Zaev. Pushteti pret që disa vaksina të mbërrijnë që në janar, nëse BE solidarizohet me Ballkanin Perëndimor.

- Advertisment -

Prandaj ne kërkuam të paktën 5% të asaj që kanë vendet anëtare, ta ndajnë me Ballkanin Perëndimor, dhe vaksinimi të mund të vazhdojë pa ndërprerje në vendet anëtare të BE-së, dhe do të mbërrijë edhe dërgesa e dytë, dhe ndërkohë do të kenë solidaritet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Unë me të vërtetë pres të shoh solidaritetin e BE-së, këto ditë, sepse është një nga mënyrat më të sigurta për të marrë vaksinën që në janar -deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i Qeverisë.

Përveç sistemit Kovax, Zaev dje njoftoi se ka negociata edhe me Kinën për furnizimin e 200 mijë vaksinave, dhe autoritetet shëndetësore njoftuan se deri në fund të vitit do të mbërrijnë 800 mijë vaksina nga Fajzer. Punëtorët shëndetësor, qytetarët e moshuar dhe të sëmurët kronikë do të kenë përparësi për vaksinimin, si dhe shqyrtohet mundësia e dhënies përparësi të familjeve të atyre, që vdiqën nga kovid-19.

Në pritje të vaksinave të para, raporti i fundit javor nga Instituti i Shëndetit Publik tregon një ulje prej 30% të numrit të të infektuarve me kovid-19 krahasuar me javën e kaluar. Gjithashtu pati një rënie prej 27% të vdekshmërisë për të njëjtën periudhë.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button