Dyzetedy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Dyzetedy persona u lënduan të martën nga shpërthimi i një bombole gazi në Ferizaj.

Lajmin e konfirmoi Qazim Reka, nga zyra për media e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Ai tha se 12 nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.

“Ka ndodhur një shpërthim i një bombole gazi në një restorant. Ka mjaft të lënduar dhe dëme materiale. Dyzetedy persona janë të lënduar”, tha Reka.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.


31 të lënduar nga shpërthimi në një lokal në Ferizaj

31 persona janë lënduar në një lokal në Ferizaj shkak i shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur gjatë së martës. Kështu bëri të ditur majori i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Reka thotë se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt.

“Një bombol e gazit ka shpërthyer në një lokal ushqimi në Ferizaj. Deri më tani dihet për lëndimin e 31 personave. Për momentin janë të gjithë në spital. Shtatë prej tyre janë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për vdekje”, tha Reka. /Kosovapress

LEXO EDHE:

Back to top button