Zakharova akuzoi Gjermaninë për rusofobi dhe shenja të neo-nazizmit

Zakharova akuzoi Gjermaninë për rusofobi dhe shenja të neo-nazizmit

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se planet e autoriteteve gjermane për të ndaluar pjesëmarrjen e ambasadorit rus në Berlin në një ceremoni për shënimin e 80-vjetorit të humbjes së Gjermanisë naziste janë një shprehje e “rusofobisë së hapur” dhe tregojnë “shenja të neo-nazizmit”.

Në një koment për gazetën ruse Izvestia, Zakharova ka reaguar ndaj informacioneve në mediat gjermane se Ministria e Jashtme gjermane po shqyrton ndalimin e pjesëmarrjes së ambasadorit rus në një ngjarje që shënon Ditën e Fitores mbi Fashizmin, raportoi TASS.

“Ministria e Jashtme gjermane, e cila jep udhëzime të tilla, fjalë për fjalë u ekspozua, duke zbuluar shëmtinë e rusofobisë dhe shenjat e neo-nazizmit”, vlerësoi Zakharova.

Ajo shtoi se kjo është “një përpjekje për të fshirë kujtesën historike” dhe një vendim politik që ka pasoja të rënda morale. Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko ka kritikuar më parë politikanët evropianë të cilët, siç tha ai, “kërcënojnë ata që duan të vijnë në Paradën e Fitores në Moskë”, transmeton Tanjug.

Ai e quajti atë “politika e dehumanizimit”. Dita e Fitores në Rusi festohet më 9 maj si një ditë përkujtimore e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, e njohur në Rusi si Lufta e Madhe Patriotike.

LEXO EDHE:

Back to top button