​Zanetti flet për mundësinë e nënshkrimit me Messin

​Zanetti flet për mundësinë e nënshkrimit me Messin

Lionel Messi do të ndryshojë skuadër pasi nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain.

Një rikthim i tij te Barcelona është njëri nga skenarët më të përfolur, por situata jo stabile në aspektin financiar e klubit katalanas ka bërë që të zbehen pritjet e tifozëve blaugranë për ta parë sërish ikonën e klubit duke luajtur në “Camp Nou”.

Ofertat e mëdha nga Arabia Saudite nuk mungojnë dhe duket se atje do të jetë destinacioni i tij i ri pasi ka pak klube që mund t’ia ofrojnë pagën që ai kërkon, ndërsa Interi është njëra nga skuadrat më të cilin Messi është lidhur për vite me radhë, por as gjiganti italian nuk e sheh të mundshme marrjen e kartonit të tij, përcjellë KosovaPress.

Zëvendëspresidenti Javier Zanetti ka thënë se Interi nuk mund ta përballojë ekonomikisht një lojtar si Lionel Messi.

“Kush nuk do të donte ta kishte atë? Por ne nuk jemi në gjendje të nënshkruajmë me Messin. Interi po bën gjëra të mira, me një projekt sportiv dhe ekonomik në përputhje me atë që mund të shpenzojë dhe të përballojë, me Fair Play Financiar që është gjithmonë aty për ta respektuar”, ka thënë Zanetti.

LEXO EDHE:

Back to top button