Zbardh disa vjedhje, SPB Shkup dorëzon kallëzim penal ndaj katër personave
Zbardh disa vjedhje, SPB Shkup dorëzon kallëzim penal ndaj katër personave

SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.S dhe J.S nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “grabitje”.
Të dyshuarit i kanë kryer veprat më 26.01, 13.02 dhe 01.03.24 në objektet shitëse në zonën e Komunës së Aerodromit, me çrrastë duke kërcënuar punëtorët u kanë marrë para nga qarkullimi ditor.
SPB Shkup po ashtu ka paraqitur kallëzim penal kundër I.Sh dhe J.A. për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “grabitje”. Me datë 27.02.2024, në afërsi të një kompanie private në zonën e Draçevës, të dyshuarit kanë marrë sende, dhe pasi janë vërejtur nga dy persona, ata kanë sulmuar fizikisht njërin prej tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.