Dy raste të vjedhjeve të rënda janë zbardhur në Tetovë dhe në afërsi të fshatit Poroj, dhe policia ka arrestuar dy persona të lidhur me këto krime. Rastet janë në fazën e dokumentimit dhe veprimeve të mëtejshme.
Dje në orën 12:00 dhe 14:50 në fshatin Poroj të Tetovës dhe në Tetovë , oficerë policie nga SPB e Tetovës privuan nga liria S.K. (27) nga fshati Poroj dhe A.C. (19) nga Tetova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë ” nga neni 236 i Kodit Penal.
S.K. dyshohet se natën e 15/16.09.2026, me forcë ka hyrë në një objekt shitjeje me pakicë në Tetovë, në pronësi të I.O. (52), dhe ka marrë para dhe disa produkte.
Ndërkohë, Sh.A. (55) nga Tetova ka raportuar se A.C. i ka marrë para djalit të saj të mitur duke e kërcënuar. Ata po mbahen në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.








