Zbardhet agjenda e vizitës së Von der Leyen në Kosovë, takon Kurtin e Osmanin

Zbardhet agjenda e vizitës së Von der Leyen në Kosovë, takon Kurtin e Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerët e shtetit.

Von der Leyen do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani si dhe Kryeministrin Albin Kurti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Njëherit ajo pritet që së bashku me Kurtin dhe ministret e tij, Rizvanollin dhe Nagavcin, ta vizitojë një projekt për energji, të financuar nga BE’ja.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja von der Leyen do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, me kryeministrin e Kosovës dhe ministrat e Ekonomi dhe Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Artane Rizvanoli dhe Arbërie Nagavci.”

Agjenda e Ursula von der Leyen:

09:00 – arrin në zyrën e presidentes Osmani.

09:20 – fillon takimi mes von der Leyen dhe Osmanit dhe delegacioneve të tyre.

10:05 – nis konferenca e Osmanit dhe von der Leyen.

10:30 – arrin në zyrën e kryeministrin Kurti.

10:55 – nis takimi mes Kurtit dhe von der Leyen.

LEXO EDHE:

Back to top button