Zbardhet vrasja e rëndë në Çashkë, arrestohet i dyshuari
Zbardhet vrasja e rëndë në Çashkë, arrestohet i dyshuari
Prokuroria e Velesit ka hapur hetim ndaj një personi të dyshuar për vrasjen e dy dite më parë. Vrasja e banorit të Velesit, Gjelo Gjoshev, ndodhi në rrugën nga Çashka drejt fshatit Busilcë, në vendin e quajtur Porojnicë. Sipas informacioneve të para, i dyshuari, i cili tashmë është arrestuar, e ka e ka marrë viktimën me makinën e tij në një lokacion, ku, së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar, kanë shtënë mbi të me armë zjarri. Gjoshev ka marrë plagë me armë në kokë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. I dyshuari më parë ka qenë autor i një vepre penale të grabitjes, dhe sipas disa prej provave që prokuroria tashmë i ka siguruar, pas vrasjes në Çashkë, ai ka tentuar të fshehë gjurmët dhe të ndikojë në procedurën hetimore. Për të dyshuarin është kërkuar masa e paraburgimit, ndërsa prokuroria, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, po vazhdojnë kërkimin për personin tjetër të përfshirë në vrasje. /Alsat.mk








