Zbritje deri 75% për Black Friday në Comodita Home

Brendi më i njohur për produkte shtëpie Comodita Home, me rastin e Black Friday sjell zbritje deri në 75% në të gjitha kategoritë e produkteve.

Comodita Home vjen me ofertë të parezistueshme në të gjitha kategoritë e produkteve. Ju mund ta kompletoni shtëpinë me produkte gjumi, të kuzhinës, banjës dhe aksesorë të ndryshëm duke kursyer deri në 75% të vlerës së produkteve.

Duke filluar nga 20 nëntor deri më 30 nëntor 2020, ju mund të blini të gjitha produktet e nevojshme për shtëpinë tuaj me super ofertat në dyqanet Comodita Home, online nga shtëpia nëpërmjet webfaqes www.comoditahome.mk apo rrjeteve sociale në Facebook dhe Instagram, si dhe përmes qendrës së thirrjeve të Comodita Home duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 10 5 10. Nga kjo super ofertë ju përfitoni edhe transportin e produkteve falas. Gjithashtu ju mund të përfitoni nga ofertat ekskluzive në Comodita Tvshop në terminet 12:00 dhe 15:15, live në Kanal 5, Alsat M, TV 21 dhe TV Tera.

Zbritja e madhe deri në 75% në të gjitha produktet, është një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer duke blerë dhurata të përsosura për festat e fundvitit, miqve dhe familjes tuaj, si dhe gjetjen e një zgjidhjeje shumë të zgjuar për të krijuar një stil unik dekorativ në shtëpinë tuaj.

Ju keni mundësi të blini me çmime të parezistueshme: dyshek Comodita me extra zbritje në dimensione standarde dhe jo standarde, set Gatimi Granitec 9 pcs për vetëm 4249 denarë, blenderin Nutrifast me çmim special 2999 denarë, sete pjatash porcelani duke filluar nga 1699 denarë, sete çarçafësh duke filluar nga 999 denarë, çanta udhëtimi me zbritje, etj.

Linja Silver vjen ekskluzivisht me super zbritje vetëm për Black Friday, përfshirë dyshek Silver duke filluar nga 3299denarë, mbishtresë dysheku Silver prej 1499 denarë, si dhe merr dy jastëkë Silver për vetëm 198 denarë
Në gamën e gjerë të produkteve Comodita gjeni batanije, peshqirë, jorganë dhe mbulesa shtrati, enë të ndryshme si tiganë, sete filxhanësh, sete gotash, aksesorë kuzhine etj.

Përndryshe këtë vit për shkak të situatës me COVID-19, dhe me qëllim të respektimit të rregullave dhe eleminimit të grumbullimeve të personave, Black Friday në Comodita Home po vjen më heret se zakonisht. Kësaj here ky event do të zgjatë më shumë, përkatësisht 10 ditë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme bazuar në udhëzimet e ekspertëve dhe insititucionet përkatëse.

Ngutu e bonu pjesë e ngjarjes më të çmendur të vitit, duke mbajt distancën !

LEXO EDHE:

Back to top button