Zbulohen detajet e kontratës së re për Nejmarin

E përditshmja franceze “L’Equipe” njoftoi si të afërt nënshkrimin e brazilianite Nejmar në një kontratë deri në vitin 2026, në të njëjtat shifra aktuale (28.3 milion euro në sezon), por me një seri shpërblimesh në rast të sukseseve në Evropë ose fitores së “Topit të Artë”.
Por nuk do të ishte klauzola e vetme e futur nga klubi francez në kontratën e re me numrin 10. Sipas raportimit nga “Le10sports.com” në marrëveshje do të ketë një klauzolë shtesë për ta lënë Nejmarin të qëndrojë nën “Kullën Eiffel” për një vit tjetër, ose deri në vitin 2027!