Musliu përball Ristevskit në finale të Kupës së Hungarisë

Dy reprezentuesit e Maqedonisë, do të luajnë njëri kundër tjetrit në finale të Kupës së Hungarisë. Skuadra e Moll Fehervarit me Visar Musliun do ët jetë përball me skuadrën e Ujpeshtit të Kire Ristevskit. Skuadra e Musliut mundi skuadrën e MTK Budapestë me 2-1 në transfertë, duke mundur skuadrën tjetër hungareze ku luajnë futbollistët nga Maqedonia-Sebastian Herera dhe Bojan Miovski.

 

Visar Musliu ishte nga minuta e parë në fanellën e Moll Fehervarit dhe zhvilloi tërë ndeshjen. Për MTK, Herera ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi vetëm 45 minutat e parë, ndërsa Miovski hyri në pankinë në minutën e 74-të.

Finalja e Kupës së Hungarisë është caktuar më 5 maj. Më parë, skuadra e Ujpeshti i Ristevski në gjysmëfinale minimalisht mundi Kishvardën me 1-0.

LEXO EDHE:

Back to top button