Juve dhe Çellsi mendojnë për shkëmbim të lojtarëve

Juventusi dhe Çellsi po mendojnë të kryejnë një shkëmbim gjatë merkatos së verës dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze. Drejtuesit bardhezi dhe ata londinezë janë gati të finalizojnë një shkëmbim Aleks Sandro-Emerson Palmieri.

 

Braziliani i Juventusit duket se është lodhur me qëndrimin në Serie A dhe kërkon të ndryshojë ambient me patjetër. Çellsi e ka ndjekur prej kohësh mbrojtësin dhe tashmë duket se gjithçka është e mundur për të realizuar kalimin e Sandro në “Stemford Brixh”.

Nga ana tjetër, për Emerson Palmieri-n situata është e kundërt. Mbrojtësi italian po gjen shumë pak hapësira te Çellsi dhe kërkon rikthimin në Serie A, aty ku edhe shkëlqeu me fanellën e Romës. Juventusi është gati ta rikthejë dhe nga shkëmbimi i projektuar të dy klubet duken të kënaqura.

LEXO EDHE:

Back to top button