Zbulohen ngjyrat e vërteta të Uranit e Neptunit

Zbulohen ngjyrat e vërteta të Uranit e Neptunit

Zbulohen ngjyrat e vërteta të planetëve Uran dhe Neptun. Imazhet e korrigjuara tregojnë se Neptuni dhe Urani kanë një ngjyrë të ngjashme blu jeshile. Të dy planetët kanë mjegull atmosferike, por Neptuni duket pak më blu, sepse ka një shtresë më të hollë mjegulle.

Nga misioni fluturues i NASES në vitin 1986 dhe 1989 në Uran dhe Neptun, spektrografët dhe shkencëtarët kanë studiuar ngjyrat e vërteta të dy planetëve. Rezultatet e ekipit dhe imazhi i ri janë bërë të ditura në Njoftimet Mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike.

Një vit në Uran zgjat 84 vjet tokë. Ndonëse planeti duket më i gjelbër gjatë solsticeve të tij verore dhe dimërore, ai ka një ngjyrë më blu gjatë ekuinokseve. Shkencëtarët thonë se kanë një mision për të eksploruar sistemin uranian, që nga atmosfera e tij e çuditshme sezonale, deri te koleksioni i larmishëm i unazave dhe hënave.

https://www.youtube.com/watch?v=W0ly_BOLK48

LEXO EDHE:

Back to top button