Zbulohen viruset më të vjetra njerëzore, që ekzistojnë ende sot: Ata luajtën një rol në zhdukjen e Neandertalëve

Zbulohen viruset më të vjetra njerëzore, që ekzistojnë ende sot: Ata luajtën një rol në zhdukjen e Neandertalëve

Neandertalët që jetuan 50,000 vjet më parë u infektuan me tre viruse që ende sulmojnë njerëzit sot, kanë zbuluar studiuesit.

. Këto janë mbetjet më të vjetra të viruseve njerëzore që janë zbuluar ndonjëherë, dhe ato janë më të vjetra se mbajtësi i mëparshëm i rekordeve – një virus i zbuluar në dhëmbët e një foshnjeje që ka jetuar 31,000 vjet më parë, raporton LiveScience .

Shkencëtarët i zbuluan këto viruse pasi filluan të ekzaminonin sekuencat e ADN-së të nxjerra nga skeletet e dy Neandertalëve të zbuluar në shpellën Chagirskaya, në malet Altai të Rusisë. Disa sekuenca dukeshin virale, ndaj i krahasuan me viruset e sotme.

 

 

 

Kështu ata arritën të zbulonin se të afërmit tanë më të afërt të Neandertalit, të cilët u përzien me homosapiens para zhdukjes, kishin infeksione me tre viruse që janë ende të zakonshme tek njerëzit sot – adenovirus, herpes dhe papillomavirus njerëzor.

Në kohët moderne, adenoviruset mund të shkaktojnë një sërë simptomash, të tilla si ftohja dhe gripi, dhimbjet e fytit dhe konjuktiviti. Papillomavirusi i njeriut mund të shoqërohet me disa infeksione të sistemit gjenital dhe disa lloje kanceri, ndërsa herpesi mund të shkaktojë disa lloje të ftohjes, lisë së dhenve dhe mononukleozës.

Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë dëshmi se viruset luajtën një rol në zhdukjen e Neandertalëve, të cilët u zhdukën rreth 40,000 vjet më parë.

 

Studimi i viruseve të lashta dhe krahasimi i tyre me viruset e sotëm mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë viruset.

LEXO EDHE:

Back to top button