Zbulohet arsyeja pas çorapeve të grisuara të futbollistëve

Dortmund triumfoi në ndeshjen e fundit në Bundesligë, teksa mundi Hofenhajmin me 1-0. Golin vendimtar për “verdhezinjtë” e realizoi Marko Rojs, teksa në momentin kur Dortmund festoi golin, ra në sy edhe modeli i çorapeve të Xhad Belingamit.

Ato ishin të grisura në pjesën e pasme dhe tifozët e gjermanëve menjëherë u shqetësuan nëse diçka e tillë ishte bërë prej ndërhyrjeve të lojtarëve kundërshtarë.

Megjithatë, ky model i çuditshëm në fakt ishte një zgjidhje e vetë fantazistit anglez, teksa çorapet e grisura në pjesën e pasme lirojnë tensionin në fundin e këmbës dhe në këtë formë, ulet rrisku i një dëmtimi.

Në fakt, diçka e tillë nuk është një sekret dhe Belinghami nuk është i vetmi që e aplikon, pasi edhe Bukajo Saka i Arsenalit shpesh zbret në fushë me çorapet e grisura si një mënyrë për të mos ushtruar tepër presion në pulpa./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button