Ekipi fiton ndeshjen me 4-0, trajneri shprehet i “pakënaqur”!

Man. Siti arriti të fitonte 4-0 ndaj Seviljas në ndeshjen e parë të fazë së grupeve nw Ligwn e Kampionwve.  Një ndeshje që pa skuadrën angleze të tregonte “dhëmbët” në fushën e lojës, me një Erling Haaland qw është njeriu i momentit te skuadra angleze, pasi sulmuesi shënoi dopietë, ndërsa Foden dhe Dias vulosën rezultatin. Pas kësaj sfide, Pep Guardiola është shprehur se është i kënaqur me rezultain por jo me lojën e të tijve në pjesën e parë.

“Jam i kënaqur me rezultatin, por ne nuk luajtëm një pjesë të parë të mirë. Ne donim të sulmonim shumë shpejt. Kur luajtëm më mirë arritëm të shënonim golin e dytë.

Haaland?

“Ka një sens të jashtëzakonshëm goli, tani me Tottenham do të jetë një betejë, shpresojmë që ai të vazhdojë të luajë kështu”

Foden?

“Ai nuk po luan aq mirë si zakonisht, por mendoj se goli dhe asistimi sonte do ta ndihmojnë atë të kthehet në nivelet e tij,” , tha për BBC Sports tekniku spanjoll.

LEXO EDHE:

Back to top button