Zbulohet ilaçi më efektiv për humbjen e peshës: Dhe për të humbur peshë duhet të jeni të pasur

Nëse FDA konfirmon efektivitetin e ilaçit, një çmim “i drejtë” për tirzepatide mund të jetë rreth 13,000 dollarë në vit, ose rreth 1,100 dollarë në muaj.

Ilaçi dobësues nga kompania farmaceutike amerikane Eli Lilly, nëse miratohet, mund të bëhet ilaçi më i shitur i të gjitha kohërave. Sa keq që ndoshta vetëm të pasurit do të jenë në gjendje ta përballojnë atë. Ekspertët shëndetësorë shpresojnë se ilaçi, i quajtur tirzepatide, do të fitojë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave vitin e ardhshëm.

Shitjet vjetore të tirzepatide mund të arrijnë një rekord prej 48 miliardë dollarësh, sipas analistit të Bankës së Amerikës, Jeff Meacham. Një analist tjetër, Colin Bristow nga Wall Street, vlerësoi se ilaçi do të arrinte 25 miliardë dollarë në shitje vjetore, duke tejkaluar rekordin prej 20.7 miliardë dollarësh të vendosur nga ilaçi i artritit reumatoid Humira në 2021.

Kelly Smith, një zëdhënëse e Eli Lilly, nuk pranoi të komentojë se sa do të kushtonte ilaçi për humbje peshe tirzepatide.
— Nëse FDA konfirmon efektivitetin e ilaçit, një çmim “i drejtë” për tirzepatide mund të jetë rreth 13,000 dollarë në vit ose rreth 1,100 dollarë në muaj, tha Dr. David Rhind, drejtor mjekësor i Institutit për Rishikimin Klinik dhe Ekonomik, një grup kërkimor që ndihmon në vendosjen e çmimeve të drejta për barnat.

Si funksionon? Quhet një agonist GLP-1 dhe imiton një hormon që ndihmon në reduktimin e marrjes së ushqimit dhe në përgjithësi në uljen e oreksit. Por ai imiton edhe një hormon të dytë, të quajtur GIP, i cili përveçse redukton oreksin, mund të përmirësojë edhe mënyrën se si trupi shpërndan sheqernat dhe yndyrnat. Një provë klinike e fazës 3 tregoi se tirzepatide me doza të larta i ndihmon pacientët të humbin mesatarisht 22.5% të peshës së tyre trupore, më mirë se çdo ilaç aktualisht në treg. Përveç kësaj, ilaçi në një dozë më të ulët pritet të miratohet për trajtimin e diabetit.

LEXO EDHE:

Back to top button