Zbulohet misteri i avionit që u zhduk me pesë persona, pas 53 vitesh!
Zbulohet misteri i avionit që u zhduk me pesë persona, pas 53 vitesh!

Një mister prej dekadash është zgjidhur pasi hetuesit thonë se kanë gjetur rrënojat e një avioni të zhdukur.
Në vitin 1971, një avion privat me George Nikita, Donald Myers, Frank Wilder, Richard Kirby Windsor dhe Robert Ransom Williams III u zhduk. Pesë burrat u supozuan të vdekur pas zhdukjes së avionit, por familjet e tyre kanë mbetur gjithmonë duke pritur. Gjatë viteve, ka pasur të paktën 17 kërkime të kryera me shpresën për gjetjen e aeroplanit, por të gjitha rezultuan të pasuksesshme – deri më tani.
Pas më shumë se 50 vitesh të pyeturit se çfarë ndodhi me të vërtetë me aeroplanin, rrënojat e avionit besohet se më në fund janë gjetur. Kërkuesi nënujor Garry Kozak dhe një ekip përdorën një automjet të drejtuar nga distanca muajin e kaluar dhe gjetën rrënojat e një avioni. Imazhet e sonarit përcaktuan se avioni ishte 200 metra nën ujë pranë Juniper Island, South Burlington, SHBA .
Kozak tha se ai dhe ekipi i tij janë ’99 për qind të sigurt’ se avioni është avioni i zhdukur nga viti 1971 pasi rrënojat kanë të njëjtën bojë me porosi dhe janë zbuluar në një liqen afër vendit ku kulla e kontrollit të radios kishte gjurmuar për herë të fundit avionin.

Në bordin e avionit, kur ai u rrëzua, ishin 5 burra. (NBC5)
Familjet e pasagjerëve që zbritën me avionin janë njoftuar për zbulimin e fundit. Barbara Nikitas, mbesa e pilotit George Nikita, tha në një intervistë për Associated Press: “Të gjesh këtë tani… është një ndjenjë paqeje, në të njëjtën kohë është një ndjenjë shumë e trishtuar.
“Ne e dimë se çfarë ndodhi. Kemi parë disa foto. Mendoj se po luftojmë me këtë tani.” Diku tjetër, Frank Wilder, i cili ka të njëjtin emër me babain e tij që ishte në aeroplan, tha se zbulimi e ka lehtësuar dhimbjen.
“Të kalosh 53 vjet duke mos ditur nëse avioni ishte në liqen apo ndoshta në një shpat mali atje diku ishte shqetësuese”, tha ai, sipas NBC News.

Mbetjet e avionit u gjetën pranë ishullit Juniper. (NBC5)
“Dhe përsëri, ndihem i lehtësuar që e di se ku është avioni tani, por për fat të keq po hap pyetje të tjera dhe ne duhet të punojmë për to tani.”
Kushtet e ftohta e bënë më të vështirë kërkimin e avionit pasi liqeni ngriu vetëm katër ditë pasi u zhduk. Ndërsa Kozak është i bindur se avioni i zbuluar është ai që u zhduk 53 vjet më parë, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit – i cili nuk bën operacione shpëtimi – thuhet se po heton për të verifikuar nëse është padyshim avioni.