Zbulohet një monedhë njëmijë vjeçare në Angli

Zbulimi në Anglinë jugore i një monedhe kineze që daton më shumë se një mijë vjet më parë, konsiderohet nga studiuesit si një zbulim i papritur dhe në disa aspekte i habitshëm. Monedha e bërë nga aliazh bakri dhe me një diametër prej 2 centimetra e gjysmë, u gjet në Buriton, Hampshire, rreth 14 kilometra nga bregu jugor i Mbretërisë së Bashkuar dhe sipas Muzeut Britanik, ishte futur midis viteve 1008 dhe 1016 nën perandorin Song Zhenzong, edhe pse ishte në qarkullim prej shekujsh. Ka mbishkrime të gdhendura vetëm në njërën anë dhe në qendër ka një vrimë katrore që lejonte të lidhej, për lehtësi, së bashku me monedha të tjera. Monedha u zbulua në një fushë ku kishte shumë objekte të tjera që datojnë që nga Mesjeta. Por mbi të gjitha ajo u gjet në të njëjtën zonë ku, në të kaluarën, arkeologët kishin gjetur të vetmen qeramikë kineze të importuar në Mesjetë nga shekulli i 14-të. Ky zbulim tregon që lidhjet shekullore midis Evropës dhe Kinës ishin sigurisht më të gjera nga sa ishte menduar më parë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button