Zbulohet një variant i ri i Koronavirusit në Indi

Në Indi është zbuluar një mutacion i radhës i koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se veç varianteve të tjera është pikasur një i ri shqetësues në vend, transmeton Guardian.

Në një deklaratë, ministria e shëndetësisë bëri të ditur:

Megjithëse variante shqetësuese dhe një variant i ri i dyfishtë mutant janë gjetur në Indi, këto raste nuk janë zbuluar në numër të mjaftueshëm për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë ose për të shpjeguar rritjen e shpejtë të rasteve në disa shtete.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, India numëron 11,7 milionë të infektuar dhe 160,477 viktima.

LEXO EDHE:

Back to top button