Kosova gati për të sfiduar Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Lituanisë, në një ndeshje miqësore që do zhvillohet si test për të parë formën e dy Kombëtareve para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës. “Dardanët” në ndeshjen e fundit të zhvilluar mposhtën Lituaninë, por para saj kanë plotë 10 ndeshje pa fitore, duke regjistruar tetë humbje dhe dy barazime. Ndërsa, nëse shohim statistikat e Lituanisë, në pesë ndeshjet e fundit kanë humbur vetëm një herë, duke regjistruar edhe dy barazime dhe dy fitore.

Vlera e lojtarëve mes dy ekipeve dallon shumë. Lituania në “Transfermarkt” vlen 7 milionë e 250 mijë euro, pra e tëra Kombëtarja mysafire nuk vlen aq sa Vedat Muriqi, kartoni i së cilit kushton 17 milionë euro. Pos kësaj, “Dardanët” kanë përparësi edhe në moshën mesatare te skuadrës me 26.2 vjeç, në krahasim me Lituaninë, ku mosha mesatare e skuadrës është 26.7 vjeç.

Tjetër përparësi për Kosovën është ranglista në FIFA. Kombëtarja jonë zë pozitën e 117-të, derisa Lituania renditët në pozitën e 129-të. Duke parë gjithë këto statistika, atëherë konsultojmë se Kosova është dukshëm favorite ndaj Lituanisë dhe pritet fitore në “Fadil Vokrri”.

Bernard Shalland në konferencë për media, konfirmoi se Amir Rrahmani do mungojë ndaj Lituanisë dhe me shumë gjasa edhe ndaj Suedisë, derisa është në pikëpyetje ndaj Spanjës. Duke marrë parasysh mungesën e yllit të Napolit, Shalland pritet që mbrojtjen t’ia besojë dyshes Ibrahim Dresevic dhe Fidan Aliti, dy lojtarët që ishin në ‘zemrën’ e mbrojtjes edhe vitin e kaluar kur Rrahmani mungoi.

Sa i përket mesfushës, nga minuta e parë pritet të jenë Berisha, Kryeziu dhe Celina, derisa sulmi të jetë i formuar nga dy anësorët Zeneli dhe Rashica, kurse qendra nga Vedat Muriqi.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja nis në ora 20:45

LEXO EDHE:

Back to top button