Zbulohet numri i fanellës së Levandovskit te Barcelona

Sulmuesi polak, Robert Levandovski, do të veshë fanellën me numrin 9-të te Barcelona.

Këtë e zbulon “Sport”, duke shpjeguar se si është futur një klauzolë në kontratën e polakit që përcakton numrin e fanellës së sulmuesit, i cili do të mbajë numrin kryesor të sulmuesve të parë.

Gjithashtu sipas gazetës katalanase, Barcelona është optimiste dhe mendon se do të mund të fitojë të paktën 20 milionë euro nga shitja e fanellave të ish-sulmuesit të Bajern Munihut. /Albeu/

LEXO EDHE:

Back to top button