Zbulohet paga e Armando Brojës te Çellsi

Armando Broja rinovojë kontratën me Çellsin, duke e zgjatur qëndrimin e tij në “Stemford Brixh” deri në vitin 2028. Kontrata e vjetër e sulmuesi shqiptar skadonte në vitin 2026, por bashkëpronari i klubit londinez, Tod Boeli vendosi që t’ia vazhdonte edhe për dy vite të tjera.

Duke qenë një sulmues i së ardhmes, reprezentuesi i Shqipërisë fiton afër 46 mijë euro në javë. Në kontratën e parafundit, Broja fitonte afër 10 mijë euro në javë, që është tani një rritje e ndjeshme e pagës së tij.

Në fund të edicionit, sulmuesit kuqezi i bije të merr afro 2.5 milionë euro, duke mos llogaritur pjesën e marketingut dhe bonuset shtesë.

Kjo pagë padyshim se i jep motiv 21-vjeçarit që të ketë paraqitje të forta, derisa në verën e këtij viti, Uest Hemi ishte i gatshëm të paguante 35 milionë euro për kartonin e tij, por Çellsi refuzoi këtë ofertë të majme, duke konsideruar se sulmuesi shqiptarë vlen më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button