Zbulohet plani 5 vjeçar i Erik Ten Hagut me “Djajtë e Kuq”

Mediat britanike kanë zbuluar detajet e bashkëpunimit 5 vjeçar të trajnerit holandez Erik Ten Hag me Mançester Junajtedin.  Strategu holandez pritet që së shpejti të prezantohet si trajner i ri i skuadrës nga “Old Traford”. Mediat angleze tashmë po shkruajnë për projektin që Ten Hag planifikon të realizojë në pesë sezonet e ardhshme.

 

Viti i parë – Zbatimi i stilit të lojës

Viti i dytë – Krijimi i një “skeleti” të ekipit

Viti i tretë – Fitues i trofeve

Viti i katërt – Rikthimi i ekipit në elitë

Viti i pestë – Ngjitja në majë në të gjitha garat

 

Dy vitet e para do të kalojnë duke imponuar stilin e tij të lojës dhe duke blerë përforcime të mjaftueshme për të realizuar idenë e holandezit.

Vetëm në sezonin e tretë Ten Hag pret që ekipi të kërkojë seriozisht trofetë që i kanë munguar kohëve të fundit. Nga sezoni i katërt dhe i pestë, ai i sheh “Djajtë e Kuq” ndër më të mirët në botë, siç ishte në të kaluarën.

LEXO EDHE:

Back to top button