Zbulohet se përse Murinjo refuzoi stolin e Portugalisë

Trajneri i futbollit të Romës, Hoze Mourinjo ka refuzuar të marrë përsipër stolin e Portugalisë, raporton “Jornal de Noticias”. Portugalia mbeti pa trajner pasi Fernando Santos u shkarkua pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit të Katarit nga Maroku.

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) dëshironte që trajneri i Romës të drejtonte kombëtaren në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024. Megjithatë, eksperti portugez nuk dëshiron të punojë në kombëtare për momentin. Mourinjo ka një kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024 dhe portugezi planifikon ta shohë atë deri në fund.

Mediat portugeze theksojnë se FPF nuk do të ngutet me përzgjedhjen e trajnerit të ri, pasi kombëtarja e këtij vendi nuk do t’i ketë ndeshjet e radhës deri në mars të vitit të ardhshëm. Si kandidatë për trajnerin e ri të Portugalisë përmenden Rui Xhorxh, spanjolli Luis Enrike dhe francezi Zinedin Zidan.

LEXO EDHE:

Back to top button