Zbulohet varreza e mercenarëve të Wagnerit – rusët mundohen t’i fshehin humbjet në Ukrainë

Zbulohet varreza e mercenarëve të Wagnerit – rusët mundohen t’i fshehin humbjet në Ukrainë

Varrezat e zbuluara në jug të Rusisë tregojnë se shumica e anëtarëve të rekrutuar të grupit Wagner ishin të dënuar për krime të rënda.

Varret në terren tregojnë se shkalla e vdekjeve është më e lartë se sa mendohej më parë.

Varret e reja zbulojnë se një numër i të dënuarve u dërguan në vijën e frontit menjëherë pas një aksioni të madh rekrutimi në burgje.

Një hetim i reuters zbuloi se shumë nga burrat e varrosur ishin dënuar për krime të dhunshme dhe disa nga të rekrutuarit ishin shtetas të huaj, duke përfshirë ukrainas dhe moldavë.

Në fund të vitit, Wagner filloi të përdorte varrezat në jug të Rusisë, e cila ishte e mbushur me rreth 200 varre deri në fund të janarit.

Aktivistët rusë për të drejtat e të burgosurve e akuzuan Wagnerin se fsheh të vërtetën për fatin e të dënuarve për të mbuluar shkallën e dezertimit në radhët e tij. Burime nga shërbimet e sigurisë ukrainase thonë se disa prej tyre janë të dënuar për vrasje.

Ndryshe, mediat e pavarura ruse kanë raportuar se mbi 40 mijë të burgosur janë rekrutuar nga Wagneri.

LEXO EDHE:

Back to top button