Zelenski: Bisedë produktive me Trump

Zelenski: Bisedë produktive me Trump

Presidentiukrainas Volodimir Zelenski e cilësoi bisedën me Presidentin Tramp nw Vatikan si produktive. Pas kthimit të tij nga Vatikani, Trump tha se dyshon se Putini dëshiron t’i japë fund luftës së tij në Ukrainë. Trump gjithashtu la të kuptohet për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë. Biseda Trump-Zelensky në margjinat e funeralit të papës ishte takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që kur ata debatuan gjatë një takimi të nxehtë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit. Teksa, nga ana tjetër, Rusia ka pranuar për herë të parë se ka dërguar ushtarë të Koresë së Veriut në betejën për t’i zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut.

“Vërtet mirë. Takim produktiv. Nuk dua të shkoj në shumë… Natyrisht, tërësisht ka të bëjë me mënyrën se si të afrohet paqja dhe ne duam të vazhdojmë takime të tilla për të sjellë paqe në Ukrainë”, tha Volodimir Zelenski, President i Ukrainës .

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button