Zelenski: Evropa të tregojë unitet dhe të vendos saknsione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar liderëve të BE-së në Bruksel përmes video-lidhjes, duke thënë se Evropa duhet të tregojë “unitet më të madh”.

“Është koha që ju të mos jeni të ndarë, jo fragmente, por të jeni një e tërë,” tha ai, duke bërë thirrje për një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë ndalimin e naftës ruse.

Zelensky përdori Ukrainën si shembull, duke thënë se ukrainasit të bashkuar i kanë mbajtur trupat ruse më shumë sesa prisnin shumica e liderëve botërorë, përfshirë Putinin.

Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të ndalojë “grindjet” e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë.

Udhëheqësit e BE-së po takohen për një samit të jashtëzakonshëm në përpjekje për të arritur një marrëveshje për një grup të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, që do të përfshinte një ndalim të naftës ruse. Por Hungaria, e cila është shumë e varur nga gazi rus thotë se nuk do ta mbështesë planin./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button