Zelenski nuk do të jetë pjesë e delegacionit në negociatat me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, definitivisht nuk do të jetë pjesë e delegacionit në negociatat me Rusinë. Kështu deklaroi ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.

Ajo tha për CNN se presidenti ukrainas mbeti për të “mbrojtur vendin”, i bëri thirrje presidentit rus që t’i japë fund luftës dhe tha se Ukraina do të dërgonte një delegacion në bisedime. Ambasadorja shtoi se Ukraina ishte gjithmonë e gatshme për bisedime, por jo është gati të dorëzohet.

 

LEXO EDHE:

Back to top button